“Foto e Ditës”, Kryeministri Rama me pasagjerët e parë të “AIR ALBANIA”

TIRANË, 15 Shtator/ATSH/- “AIR ALBANIA” kompania e parë ajrore shqiptare, ku aksioner është edhe shteti shqiptar, nisi sot zyrtarisht fluturimet në linjën Tiranë-Stamboll.

Kryeministri Edi Rama postoi sot “Foton e Ditës”, me studentë dhe maturantë të ekselencës, pak para nisjes së tyre drejt Stambollit, që është dhe fluturimi i parë i “AIR ALBANIA”.

“Lasgushi”, avioni i parë që u ngrit në fluturim është një “Airbus 319”, i cili mban ngjyrat e flamurit shqiptar dhe shqiponjën dy krenare.

Ndërkohë, pasagjerët e parë që fluturuan me “AIR ALBANIA” ishin studentët e ekselencës, një ogur i mirë ky, sipas Kryeministrit, për kompaninë e parë ajrore kombëtare “AIR ALBANIA”./m.m/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.