Belsh/ Pastrohen 400 ml rrugë, 29 familjeve u rikthehen parcelat

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ – Pastrimi i 400 ml (metër linear) rruge në fshatin Cërragë në Belsh ka bërë që 29 familje të vendosin në përdorim parcelat e tyre.

Për 15 vite, 29 familje të fshatit Cërragë e kishin të pamundur të mbërrinin në parcelat e tyre, për shkak të kënetës e cila i bllokonte ato. Si pasojë e bllokimit dhe gjendjes tejët të keqe të saj, rreth 30 ha tokë bujqësore shfrytëzohej më shumë vështirësi.

Pas hapjeve të 400 ml rruge në këtë zonë mund të qarkullojnë edhe mjetet bujqësore në stinën e dimrit./m.z/e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.