Bashkia Roskovec, aksion për pastrimin e mbeturinave në qytet

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ – Në Ditën Botërore të Pastrimit edhe bashkia e Roskovecit i është bashkohet nismës për një qytet më të pastër, fal aksionit të sektorit të pastrim- gjelbërimit.
Aksioni ka në fokus, pastrimin e mjedisit të ndotur nga mbeturinat urbane, sensibilizimin e popullatës për problematikën e mbetjeve dhe zhdukjen e fenomenit “Verbëria Ndaj Mbeturinave”.
Bashkia Roskovec deklaron se: ”Por sot duhet të kujtojmë se nuk është vetëm detyrë e punonjësve të sektorit të pastrim-gjelbërimit por është obligim i të gjithë komunitetit.
Të gjithë bashkë ne mund të bëjmë të mundur që ajri që thithim, uji që pimë dhe mjedisi ku ne jetojmë të jetë i pastër”.

Në Bitën Botërore të Pastrimit pushteti vendor është angazhuar së bashku me qytetarët për të pastruar, lagjet, mjediset si dhe bregdetet nga mbeturinat.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.