BERLIN – Takim gjermano-rus për ofensivën ushtarake në Idlib

BERLIN, 14 shtator /ATSH-DPA/ – Diplomati më i lartë i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojë një takim sot me homologun e tij rus, Sergei Lavrov në përpjekje për të bindur Kremlinin për të parë se një ofensivë e madhe ushtarake në bastionin rebel sirian të Idlibit ka potencial të kthehet në një katastrofë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Ne të gjithë e dimë se çfarë është në rrezik”, tha ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas, në një intervistë para takimit të tij me Sergei Lavrov në Berlin.

“Kjo ka të bëjë me parandalimin e më të keqes, domethënë të një katastrofe të re humanitare”, shtoi ai.

OKB po përgatitet për një zhvendosje masive prej 900 000 personash, të cilët pritet të largohen nëse qeveria nis një ofensivë në shkallë të gjerë në rajonin e fundit të mbajtur nga rebelët, me rreth tre milionë banorë.

“Rusia luan një rol kyç dhe ne presim gjëra kostruktive prej tyre, ne do ta diskutojmë këtë  çështje shumë hapur me njëri-tjetrin”, tha Maas./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.