Bashkia Bulqizë krijon për herë të parë “Këshillin Vendor për Sigurinë Publike”

TIRANË,14 shtator /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Bulqizë krijohet për herë të parë në “Këshilli Vendor për Sigurinë Publike” që ka në fokus bashkëpunimin ndërinstitucional me qëllim sigurimin e një ambienti të përshtatshëm për kumunitetin.

Në kuadër të ligjit për vetëqeverisjen vendore, bashkia Bulqizë nëpërmjet një Urdhërit Administrativ, të dalë nga zyra e Kryetarit të Bashkisë Bulqizë, është vendosur krijimi i Këshillit Vendor për Sigurinë Publike.

Bashki Bulqizë shpjegon se ky organ i cili do të kryesohet nga Kryetari i Bashkisë, vjen si nevojë ligjore e parashikuar në Ligjin “Për Vetëqeverisjen Vendore”.Këshilli, përbëhet nga titullarët kryesorë të Bulqizës që kanë lidhje direkte me garantimin e sigurisë publike.

Gjithashtu, krijimi i këtij organi vjen edhe si një nevojë praktike për të nxitur bashkëpunimin ndër-insitucional në Bulqizë, me qëllim sigurimin e një ambjenti sa më të pështatshëm për komunitetin tonë.

“Në mbledhjet e ardhshme, KVSP-ja do të vijë me raporte konkrete mbi situatën e sigurisë publike për Bashkinë e Bulqizës”, shprehet bashkia Bulqizë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.