Nga bujqësia tek agroturizmi, ulje të taksave në 5%

TIRANË, 13 shtator/ATSH/ – Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, theksoi sot se qeveria ka ulur taksën e një game të gjerë biznesesh nga 8-14 milionë lekë xhiro, nga 15% në 5%.

Në fjalën e tij në seancën e Kuvendit, ku po shqyrtohet dekreti i Presidentit për kthimin për rishqyrtim të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” për lojërat e fatit, Ahmetaj duke sqaruar se çfarë ka ndryshuar ligji i të ardhurave, tha se “ky ligj ka ulur tatim fitimin nga 15% në 5%, për shoqërinë e bashkëpunimit bujqësor”.

Sipas tij, kjo është një politikë fiskale e rëndësishme në ndihmë të sektorit të bujqësisë.

“Pra, në favor të bujqësisë ne kemi ndërmarrë një politikë fiskale të rëndësishme dhe ky ligj është një nga pjesët e politikës fiskale të rëndësishme në ndihmë të sektorit të bujqësisë”, – nënvizoi Ahmetaj.

Kreu i Financave u shpreh se “ne u kemi ulur shoqërive të bashkëpunimit bujqësor dhe agroturizmit tatim fitimin nga 15% në 5%”./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.