Lushnjë – Bashkia sistemim dhe rehabilitim të rrugëve

TIRANË, 13 shtator/ATSH/ – Bashkia e Lushnjës vijon punën për sistemimin dhe rehabilitimin e rrugëve të qytetit.

Gjatë ditës së sotme kanë nisur punimet në rrugën “Marin Barleti”, ku projekti parashikon sistemim dhe rehabilitim, për të mundësuar kalimin më të lehtë të automjeteve dhe këmbësorëve.

Ndërkohë që infrastrukturës së re të qytetit të Lushnjës po i shtohen dhe rrugët në bllokun e banimit në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, të cilat janë drejt përfundimit.

Vitet e fundit, rrugët e qytetit të Lushnjes janë më të gjelbëruara me pemë dekorative të llojeve të ndryshme, si dhe po ndërhyhet në rikonstruksionin e tyre, për ta bërë atë një pikë atraktive për turistët.

Qyteti i Lushnjës shtrihet në lindje të fushës së Myzeqesë, buzë kodrave të Darsisë. Territori i tij zë një sipërfaqe prej 37 km². Bashkia numëron një popullsi prej rreth 60000 banorë. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.