Kantieret e shëndetësisë, rindërtohen 80 qendra shëndetësore në 2018

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/445007132656095/

TIRANË, 13 shtator/ATSH/ – Brenda vitit 2018 parashikohet rindërtimi i 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin, 8 prej të cilave në qarkun e Korçës.

Ky projekt është pjesë e programit Kombëtar të 300 qendrave të reja shëndetësore në 3 vjet të qeverisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video me pamje nga punimet për rindërtimin e këtyre qendrave në qarkun e Korçës.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër videoinformacion nga kantieret e Programit Kombëtar të 300 qendrave të reja shëndetësore në 3 vjet, prej të cilave 80 qendra do të jenë gati në fund të vitit, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Konkretisht në qarkun e Korçës po rehabilitohen 6 qendra shëndetësore, qendrat shëndetësore 2 dhe 3, qendrat shëndetësore Ersekë, Leskovik, Voskopojë dhe Ravonik. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.