BERLIN – Gjermania dhe Italia arrijnë marrëveshjen për migrantët

BERLIN, 13 shtator /ATSH-DPA/ – Gjermania ka arritur një marrëveshje me Italinë për të kthyer emigrantët që janë kapur në kufirin gjerman, tha ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer.

“Marrëveshja me Italinë është e mbyllur, por vetëm mungojnë dy firma, nga kolegu italian dhe nga unë”, tha sot Seehofer në parlamentin gjerman.

Pak kohë më parë, kancelarja Angela Merkel shmangi shpërbërjen e koalicionit të saj duke premtuar të ndalonte migrantët që mbërrijnë në Gjermani dhe që janë të regjistruar në vende të tjera të Europës.

Qeveria e saj bërë marrëveshje kthimi me Portugalinë, Spanjën dhe Greqinë.

Seehofer ndjek një vijë të ashpër në çështjen e igracionit dhe shpeshhere është ”ndeshur” me Merkelin lidhur me këtë çështje./    /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.