Vlorë, rinisin punimet për rehabilitimin e portit

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Rifillojnë punimet për fazën përfundimtare të projektit të rehabilitimit të portit detar të Vlorës.

Porti detar i Vlorës njoftoi rinisjen e punimeve, duke postuar edhe fotografi nga ky proces që pritet t’i japë frymëmarrje të re qytetit të rëndësishëm turistik të vendit, por edhe ekonomisë.

Investimi për rregullimin e portit të Vlorës, duke përfshirë thellimin e kalatave, rregullimin e një moli, por edhe rikonstruksionin e sheshit të këtij porti, ishte pezulluar.

Porti i Vlorës është konceptuar si pjesë e projektit “Lungomare”, që vazhdon nga pjesa e mbetur pezull, drejt Pyllit të Sodës. Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i një porti jahtesh, si dhe ndërtimi i një sheshi kryesor mallrash dhe një terminali modern udhëtarësh. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.