Shërbimi Social strehon dy të mitur në Tiranë

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Shërbimi Social Shtetëror mori sot nën kujdes dy djem të mitur në Tiranë, të cilët ishin pa kujdes prindëror, duke i strehuar në një nga qendrat e përkujdesit shoqëror.

Rasti u referua nga një Njësi Administrative në Tiranë, ku dy djem të mitur kishin mbetur pa kujdes prindëror pas arrestimit të babait dhunues ndaj nënës.

“Ndërkohë që nëna po merr kujdes të specializuar në QSUT ne kujdesemi që fëmijët të marrin mbështetjen dhe kujdesin maksimal psiko-social”, thuhet në njoftimin e SHSSH-së.

Misioni ynë primar, vijon Shërbimi Social, “është garantimi i shërbimeve të shpejta dhe efikase në shërbim të qytetarit”. “Bashkë mundemi t’ja dalim duke qenë afër çdo personi i cili ka nevojë për ndihmë”, thuhet në njoftim.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.