Projekte për përmirësimin e njohurive financiare në të të gjitha grupmoshat

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ – Hartimi i projekteve të përbashkëta që i shërbejnë përmirësimit të njohurive financiare në të gjitha grupmoshat, ishte temë e diskutimit në takimin që u zhvillua të mërkurën në Tiranë, midis përfaqësuesve të nëntë institucioneve financiare që operojnë në sektorin e mikrofinacës shqiptare.

Gjatë këtij takimi të pranishmit theksuan se me zhvillimin e tregjeve financiare, si dhe me ndryshimet ekonomike që kanë ndodhur viteve të fundit, është rritur rëndësia e edukimit financiar.

Në kuadër të politikës së Bankës Qendrore për këtë drejtim, institucionet e linjës dhe aktorë të tregut po hartojnë plane për rritjen e bashkëpunimit mes tyre në nxitjen e edukimit financiar të publikut, që ka për qëllim ngritjen e nivelit të njohurive financiare në mënyrë që t’iu shërbejë qytetarëve për marrjen e vendimeve sa më të sakta lidhur me shërbimet financiare, kursimet dhe investimet.

Programet edukimit financiar synojnë që të kontribuojë në mirëqenien financiare përmes informimit dhe edukimit më të mirë financiar të publikut si dhe për të nxitur dhe mbajtur një sistem financiar të qëndrueshëm.  /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.