TIRANË, 12 Shtator/ATSH/- Momenti më i rëndësishëm për maturantët, zgjedhja e profesionit të jetës, tashmë është bërë më e lehtë përmes portalit U-Albania, një proces i thjeshtë që kursen kohë.
Ministria e Arsimit përmes një videoje sqaron të gjithë kandidatët e rinj që kanë kaluar me sukses provimet e maturës shtetërore në sezonin e vjeshtës.
Sipas MAS, ky informacion është i vlefshëm edhe për ata që nuk kanë aplikuar me A2.
MAS bën të ditur se në datat 15 – 20 shtator do të hapet aplikimi për formularin A3.
Hapat që ndiqen për të aplikuar në portal:
1- Identifikohu; përdorni numrin personal dhe ID-në e maturës për tu identifikuar në portal. Nga këtu mund të bëni edhe ankimimin e notave.
2- Printo Faturën- Printoni faturën dhe shkoni në bankë për të kryer pagesën.
3-Kryej pagesën te “Posta Shqiptare” ose bankat e nivelit të dytë. Ruani gjysmën tuaj të faturës, sepse do ju duhet për t’ia paraqitur mësuesit përgjegjës dhe kodi në faturë do të përdoret për të konfirmuar aplikimin tuaj!
4 -Konfirmo pagesën- Kërkoni nga mësuesi juaj të konfirmojë pagesën e kryer në bankë, duke i paraqitur atij gjysmën e faturës që keni ruajtur dhe mandatin e pagesës.
5- Plotësoni aplikimin- Plotësoni formularin A3, duke zgjedhur degët ku dëshironi të aplikoni.
6 Konfirmo aplikimin- Pasi të jeni siguruar bëni konfirmimin e formularit përmes kodit unik që keni në mandat pagesën tuaj. Kujdes! Pas konfirmimit të aplikimit , ju nuk keni më mundësi të ndryshoni zgjedhjet.
/k.s/ /a.g/
