Kukës, DSHP nis punën për pastrimin e hapësirave pranë shkollave

TIRANË,12 shtator /ATSH- I. Vata/ – Bashkia Kukës ka nisur punën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e objekteve arsimore në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Drejtoria e Shërbimeve Publike shprehet se “teksa rikonstruksioni dhe mirëmbajtja e objekteve arsimore është drejt përfundimit në të gjithë objektet në territorin e Bashkisë Kukës, në prag të fillimit të vitit të ri arsimor”.

Drejtoria e Shërbimeve Publike përmes një aksioni të gjerë ka nisur punën për pastrimin e hapësirave pranë shkollave, mirëmbajtjen e sistemimin e kurorës së gjelbër si dhe një sërë punimesh të tjera në funksion të një ambienti sa më të pastër e të shëndetshëm për nxënësit. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.