Video-“Shpella e Piratëve” fton për në natë nostalgjike në AQSH

“Shpella e Piratëve” fton për në natë nostalgjike në AQSH

Aventura e pesë fëmijëve që gjatë pushimeve të tyre në jug, marrin pa leje një varkë në kërkim të një thesari legjendar, ka skenografinë më të shtrenjtë të ndërtuar në ish-Kinostudio.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 11 Shtator 2018

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Arkivi Qendror Shteteror i Filmit në vijim të bashkëpunimit me Tulla Nouvelle vjen me një tjetër film surprizë që pret të zbulohet nga dashamirësit e kinemasë. Kështu këtë të martë, AQSH paraqet një tjetër film suprizë të viteve 1990.

Bëhet fjalë për filmin “Shpella e Piratëve (1990) bazuar në romanin e dashur për fëmijë të Petro Markos. Filmi është një nga prodhimet e fundit të Kinostudios.

Aventura e pesë fëmijëve që gjatë pushimeve të tyre në jug, marrin pa leje një varkë në kërkim të një thesari legjendar, ka skenografinë më të shtrenjtë të ndërtuar në ish-Kinostudio.

Arkivi Qendror i Filmit fton dashamirësit e kinemasë për një natë nostalgjike, ku do të shfaqë edhe një këndështrim komplet të veçantë të Saimir Kumbaros brenda muzeut të arteve të Tiranës, titulluar “Të burgosurit e galerisë”.

Filmi “Shpella e Piratëve”, i vitit 1990 është rreth 74 minuta, mban regjinë e Eduart Makria, skenari: Eduart Makria, Ndoc Papleka, muzika nga Zef Çoba.

Ndër aktorët: Donald Kokona, Yllka Mujo, Vasjan Lami, Fitim Makashi, Altin Velaj, Gerti Ferra, Enleti Luzani, Artur Tafilika, Luan Qerimi, Arben Marko, Elona Mile. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.