Shqipëri-Mali i Zi, negociim kushteve tregtare

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Zv.kryeministrja Senida Mesi gjatë një vizite zyrtare në Mal të Zi ka takuar Milutin Simović, zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Sistemin Financiar, si dhe ministër për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

Zv/kryeministrja thotë se ka diskutuar me homologun malazez në lidhje me projektet me interes të ndërsjellë mes dy vendeve dhe më konkretisht, mbi negociimin e kushteve tregtare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe mbi veprimet konkrete që duhen ndërmarrë për liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona lidhur me menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare.

“Ndamë bindjen e plotë se rezultatet e para të kësaj marrëveshjeje do të pasojnë së shpejti!” – thotë Mesi. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.