SHBA – Trump në Shanksvill për 11 Shtatorin

SHANKSVILL, 11 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, 17 vite pas atentateve të 11 Shtatorit 2001, shkon sot në Shanksvill për të bërë homazhet, ashtu si George W. Bush dhe Barack Obama, për heronjtë e fluturimit 93.

Pranë kësaj qyteze të vogël të Pensilvanisë, që ndodhet rreth 200 kilometra në veriperëndim të Uashingtonit, u mor një prej katër avionëve të rrëmbyer nga anëtarët e Al Kaedës.

Të informuar me telefon për sulmet kundër kullave të “World Trade Center”, pasagjerët u përpoqën të marrin kontrollin e avionit që u rrëzua në një fushë, duke mos e arritur objektivin e tij, kryeqytetin federal amerikan.

“Ta kujtojmë këtë ditë të tmerrshme (…) dhe t’i bëjmë homazhet atyre që jo vetëm kanë humbur jetën, por edhe që u sakrifikuan për të tjerët”, theksoi Sarah Sanders, zëdhënësja e presidencës amerikane.

Mendohet se terroristët kishin për shënjestër Kapitolin, një godinë gjigante që është selia e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

Më 11 shtator 2001, Kongresi ishte në aktivitet të plotë./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.