Parku i Liqenit, fëmijët argëtohen mes librave

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ “Fëmijët mes librave dhe dijes!”. Në parkun e Madh të liqenit, fëmijët tashmë nuk kanë mundësi vetëm të argëtohen në natyrë, me lojëra dhe aktivitete sportive, por edhe mund të jenë pjesë e aktiviteteve mësimore dhe edukative.

Bashkia e Tiranës, duke sjellë edhe fotografi nga fëmijët pjesëmarrës, pohon se është bukur kur mjediset e “Libra’Aria” te Parku i Madh, mbushen plot e përplot me fëmijë që argëtohen dhe edukohen njëkohësisht. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.