Mozaiku, arti dekorativ që i ka rezistuar kohës që nga antikiteti

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ – Mozaiku, një nga format më jetëgjata të artit dekorativ, e cila i ka rezistuar kohës që nga antikiteti, vjen i dokumentuar nëpërmjet vëllimit të parë të serisë “Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë”, kushtuar mozaikëve në Qytetin Antik të Butrintit, me autorë Marie-Patricia Raynaud dhe Agron Islami.

Vëllim i Parë “Korpusi i Mozaikëve të Shqipërisë” pasqyron punën disavjeçare të hulumtimit në terren të dyshemeve me mozaikë (mozaikë, opus sectile dhe veshje me pllaka ose plloça) në territorin e Shqipërisë.

Ai përmban një inventar të detajuar të të gjithë mozaikëve të Butrintit, të dokumentuara sipas fishave të dedikuara për këtë tipologji.

Falë punës së përkushtuar të autorëve dhe kontributit të specialistëve të fushës, sot kemi në duar një studim me vlerë të madhe, i cili mungonte prej kohësh. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.