LONDËR – Një grup pro-Brexit parashikon një boom ekonomik

LONDËR, 11 shtator /ATSH-AFP/ – Një grup deputetësh konservatorë pro-Brexit parashikojnë një boom ekonomik për Britaninë e Madhe pas Brexit, në një projekt të publikuar sot, i cili propozon për të ndërprerë çdo lidhje me Bashkimin Europian, gjë që bie ndesh me planin e kryeministres Theresa May.

Në kundërshtim me ”planin e Chequers” të shefes së qeverisë konservatore që parashikon vazhdimin e lidhjeve të ngushta tregtare, ky grup i quajtur ”Ekonomistët për tregtinë e lirë” (Economists for Free Trade, EFT) propozon si alternativë ”një marrëveshje tregtare botërore sipas rregullave të OBT-së” (Organizata Botërore e Tregtisë).

Kjo do t’i mundësonte Britanisë së Madhe, pas daljes nga BE-ja planifikuar më 29 mars të vitit 2019, largimin nga tregu i përbashkët dhe bashkimi doganor, rimarrjen e kontrollit të kufijve, ligjeve dhe rregulloreve dhe lirimin nga ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Europiane të Drejtësisë dhe do u jepte të drejtën për të vendosur vetë për marrëdhëniet tregtare me pjesën tjetër të botës.

”Shtresa e mesme e qytetarëve do të fitonte 8% më shumë, ndërsa më të varfrit do të shihnin një rritje prej 15%”, sipas këtij plani që parashikon se Thesari britanik do të përfitonte gjithashtu me 10% të ardhura shtesë, ose rreth 80 miliardë stërlina (90 milionë euro)./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.