BRUKSEL – NATO: Rusia po përgatitet për konflikt në shkallë të gjerë

BRUKSEL, 11 shtator /ATSH-DPA/ – NATO-ja paralajmëroi sot se Rusia po përgatitej për një konflikt në shkallë të gjerë.

Rusia po zhvillon aktualisht manovra gjigante ushtarake njëjavore, të konsideruara si më  të mëdhatë pas Lufts së Ftohtë.

Manovrat që filluan sot në lindje të Rusisë do të angazhojë mbi 300 000 trupa, ku përfshihen edhe forca ushtarake nga Kina dhe Mongolia.

”Gjatë viteve të fundit ne jemi bërë dëshmimtarë të një rritjeje të konsiderueshme ushtarake nga ana e Rusisë në rajonet e detit Baltik, Detit të Zi dhe Mesdheut”, thuhet në deklaratë.

”Për më tepër, Rusia ka treguar se është e gatshme të përdorë forcën ushtarake kundër fqinjëve të saj, si për shembull kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë”, theksohen në të./ /sm/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.