4500 nxënës në qarkun e Korçës marrin librat falas

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ – Procesi i shpërndarjes së librave falas për nxënësit e ciklit të ulët të arsimit të detyrueshëm po vijon edhe në qarkun e Korçës, ku 4500 nxënës janë pajisur me libra.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, i cili theksoi se të gjithë janë të angazhuar për të garantuar një vit shkollor sa më të mbarë.

“4500 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e katërt në Qarkun e Korçës, ashtu si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë vendin janë duke u pajisur me tekste falas. Të angazhuar të gjithë për të garantuar një vit të ri shkollor sa më të mbarë”, shkruan Peleshi.

Qeveria shqiptare synon që brenda këtij mandati qeverisës të japë libra falas për të gjithë arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.