11 shtatori/ Bushati: Ishte sulm kundër paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës

TIRANË, 11 Shtator /ATSH/ – Ministri për Europën dhe Punët e jashtme, Ditmir Bushati ka përkujtuar sot ngjarjet e rënda të 11 shtatorit në SHBA.

“Aktet terroriste të 11 shtatorit 2001, ku mijëra njerëz humbën jetën, ndryshuan botën ashtu siç e njihnim. Sulmi i 17 viteve më parë nuk ishte sulm ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ishte sulm kundër paqes, sigurisë, bashkëjetesës dhe vlerave të një shoqërie që mbështetet tek parimet e demokracisë liberale”, shprehet Bushati.

“Lufta ndaj terrorizmit nuk është dhe nuk do të jetë e lehtë, por nuk ka alternativë përveçse ta përballojmë së bashku”, thekson Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Sot bëhen 17 vjet nga tragjedia e 11 shtatorit në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara, ku pothuajse 3 mijë persona humbën jetën nga sulmet terroriste.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.