UKT, riparon defektin në rrugën “Pjetër Budi”

TIRANË, 10 Shtator/ATSH/ – Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë arritën të riparojnë një defekt në linjën e furnizimit të ujit në rrugën “Pjetër Budi”.

Pas sinjalizimit të defektit nga banorët e zonës, linja është vënë në funksion të plotë për banorët dhe bizneset që ndodhen në këtë rrugë të kryeqytetit.

UKT, bën të ditur se “përveçse zgjidhëm defektin e sinjalizuar, u kujdesëm dhe për rikthimin e rrugës në gjendjen fillestare”.

Sipas UKT-së, numri i gjelbër 08004488 është në dispozicion çdo orë të ditës, në shërbim të qytetarëve. /k.s//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.