SHBA – Evakuohen një milion persona për shkak të uraganit Florence

UASHINGTON, 10 shtator /ATSH-AFP/ – Guvernatori i Karolinës së Jugut urdhëroi një milion persona që jetojnë në vijën bregdetare të këtij shteti në juglindje të SHBA-së që të evakuohen, me afrimin e uraganit Florence.

“Ky është një uragan shumë i rrezikshëm”, njoftoi Henry McMaster.

“Nuk duam që asnjë jetë të rrezikohet”, theksoi ai në një deklaratë për shtyp.

“Evakuimet do të fillojnë të martën për sa i përket rezidentëve që ndodhen në një vijë bregdetare prej 320 kilometrash të gjatë”, vazhdoi guvernatori i Karolinës së Jugut. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.