Në 8 muaj, tragetet transportuan afro 50 mijë kamionë dhe trajlera me mallra

TIRANE, 10 shtator /ATSH/ – Tragetet e linjave në hyrje dhe dalje në portin e Durrësit, në 8-mujorin e parë të këtij viti kanë transportuar 45 799 kamionë dhe 4091 trajlera me mallra.
Shifrat janë përkatësisht 4 dhe 3% më të larta se sa në janar-gushtin e vitit 2017.
Burimet e Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durrës  (APD), thanë se në 8-mujorin që sapo u mbyll tragetet kanë transportuar 569,017 tonë mallra, të ngarkuar në kamionë dhe trajlera.
Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar 2000 kamionë dhe trajlera më shumë se sa në 8 muajt e parë të vitit 2017.
Nga Sektori i Statistikave në APD mësohet gjithashtu se gjatë periudhës 8-mujore 2018, tragetet janë shfrytëzuar gjithashtu nga mbi 630 mijë udhëtarë dhe 137 mijë autovetura gjithsej. /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.