Librazhd, mbështetje për rikonstruksionin e banesës së familjes Karameta

TIRANË, 10 Shtator /ATSH/ -Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka qenë në familjen Karameta në Polis të Librazhdit.

“Në familjen Karameta në Polis të Librazhdit, e cila jeton në kushte shumë të vështira dhe për të cilën do të sigurojmë mbështetje për rikonstruksionin e banesës. Kjo familje është e perfshirë në skemën e ndihmës ekonomike dhe si e tillë gëzon edhe të drejtën e marrjes së librave të shkollës falas për fëmijët”, shprehet Balla.

“Librat falas këtë vit janë edhe për të gjithë nxënësit e klasave nga I në IV, po edhe për nxënësit e familjeve në nevojë, deri në klasën IX”, theksoi Balla.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.