Ish-gjyqtares Fana i ndalohet ushtrimi i profesionit për 15 vite

TIRANË, 10 shtator/ATSH – A.Fortuzi/ – Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur që Mirela Fanës, ish-gjyqtare në Gjykatën e Lartë, t’i ndalohet që të jetë gjyqtare apo prokurore për 15 vitet në vazhdim.

KPA ka marrë sot vendimin për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, pas ankimimit të Komisionerit Publik, i cili kërkoi që të rrëzohet vendimi i KPK-së për ndërprerje të procesit të Vetting-ut për Fanën, e cila kishte dhënë dorëheqjen. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.