FOTO/Investime për rrjetin e ri të kanalizimeve të ujërave të zeza në Durrës

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ – Investimi për rrjetin e ri të kanalizimeve të ujërave të zeza  në qytetin e Durrësit është një ndër projektet më të rëndësishëm që po realizon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, që synon ti japë zgjidhje përfundimtare çështjes së kanalizimeve në qytetin bregdetar.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka postuar sot disa foto nga puna që po kryhet aktualisht në këtë projekt të infrastrukturës, për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në qytetin bregdetar të Durrësit, një qytet mjaft i rëndësishëm nga pikëpamja ekonomike dhe turistike.

Në total, investimet për ujësjellës dhe kanalizime në Durrës shkojnë mbi 50 milionë euro.

Investimi është i garantuar plotësisht nga qeverisë shqiptare dhe puna po ecën me ritme të përshpejtuara që të mbyllet në kohë, duke sjellë një vepër transformuese për të gjithë qytetarët e Durrësit. /e.xh//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.