Fier, një tjetër shkollë e rikonstruktuar gati për nxënësit

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Një nga 17 shkollat e përfshira në rikonstruksion këtë vit në Qarkun e Fierit, shkolla “Kozma Ndreçka” në Rreth Libofshë, është gati për të nisur procesin mësimor.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi inspektoi sot ambientet e rikonstruktuara të kësaj shkolle, ndërsa premtoi kushte më të mira për nxënësit këtë vit shkollor.

“Shkolla ‘Kozma Ndreçka’ në Rreth Libofshë është një nga 17 shkollat e përfshira në rikonstruksion këtë vit. Më shumë vëmendje, për kushte më të mira për fëmijët”, u shpreh Subashi.

Investimet e bashkisë së Fierit po vijojnë edhe në shkollat e tjera për kushte më të mira dhe institucione arsimore të denja.

Ndërkohë për ndryshimin e infrastrukturës arsimore dhe modernizimin e kushteve të edukimit për nxënësit, qeveria vendosi disa muaj më parë të rikonstruktojë 58 shkolla në të gjithë vendin.

Vlera totale e financimit nga ana e qeverisë shkon në masën e 412,904, 393 lekë.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.