Bashkia e Gjirokastrës, masa për disiplinimin e ujërave në lagjen “Zinxhira”

TIRANË, 10 shtator /ATSH – I. Vata/ – Bashkia e Gjirokastrës ka nisur investimet për parandalimin e përmbytjeve nga përroi në lagjen “Zinxhira” dhe disiplinimin e ujërave në në lagjen “Cfakë”.

Bashkia Gjirokastër në fondin për emergjencat ka parashikuar një investim të rëndësishëm në disiplinimin e ujërave të përroit në lagjen “Zinxhira”, që një vit më parë solli probleme.

“Emergjencat e krijuara nga dimri i kaluar ishin detyrë shtëpie për buxhetin e bashkisë për vitin 2018”, shprehet Bashkia.

Po ashtu, bashkia Gjirokastër shpjegon se “përroi në lagjen “Zinxhira”, masat për disiplinimin e ujërave në lagjen “Cfakë”, projekti i zbatimit për masat inxhinierike në kodrën e lagjes “Punëtori” po mbyllen, përpara se dimri të trokasë përsëri”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.