PHENIAN – Koreja e Veriut paradë pa raketa balistike ndërkombëtare

SEUL, 9 shtator /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut zhvilloi sot një paradë ushtarake me rastin e 70-vjetorit të krijimit të vendit, ku ra në sy veçanërisht mungesa e raketave balistike ndërkontinentale (ICBM).

Kuadratet me trupat ushtarake, të shoqëruara nga tanke dhe avionë parakaluan në rrugët e qytetit, ku dukej qartë mungesa e raketave balistike ndërkontinentale.

Gazetarë të CNN-it dhe të agjencisë japoneze të lajmeve, Kyodo, të pranishëm në këtë paradë konfirmuan mungesën e ICBM-ve.

”Lideri Kim Jong Un ndoshta u përpoq të mënjanonte një provokim ndaj Uashingtonit duke mos nxjerrë në paradë këto raketa”, thonë analistët.

Gazetarët në Phenian e përshkruan paradën si më të vogël dhe si më pak të vlerësuar nga autoritetet krahasuar me ato të mëparshmet.

Në këtë paradë, në krah të Kim ishte zyrtari i lartë kinez, Li Zhanshu.

Pheniani është angazhuar për një gadishull korean pa armë bërthamore./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.