Agjencia Telegrafike Shqiptare

KROACI – Një tërmet trondit bregdetin dalmat

ZAGREB, 8 shtator /ATSH-ANSA/ – Disa goditje rreth me magnitudë mesatare tronditën mbrëmjen e kaluar bregdetin dalmat të Kroacisë si edhe të jugut të Bosnje-Hercegovinës.

Sipas medias lokale, goditja më e fortë u regjistrua me mgnitudë 4,3 ballë të shkallës  Richter, me epiqendër një zonë pak kilometra nga Imotski, në Dalmaci, në lindje të qytetit të Splitit.

Një tjetër goditje me magnitudë 3,7, u regjistrua në Posusje, jo larg Imotskit, por në terrritorin boshnjak.

Nuk ka ende njoftime për viktima apo dëme materiale./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version