Agjencia Telegrafike Shqiptare

FRANCË – Macron pret Merkel përpara samitit të BE-së

PARIS, 7 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron do të presë sot kancelaren gjermane, Angela Merkel në Marsejë për bisedime përpara samitit informal të BE-së më 20 shtator.

Dy aleatët e ngushtë do të diskutojnë çështje europiane kyçe si migrimi, reforma e eurozonës dhe Brexit gjatë takimit që do të zhvillohet në pallatin ”Pharo” të qytetit mesdhetar, sipas burimeve të Elizesë.

Më pas, Macron dhe Merkel do të kenë një drekë punë.

Çështe si migrimi dhe Brexit pritet të jenë temat kryesore të samitit informal që do të zhvillohet më vonë gjatë këtij muaji në Salzburg. Ky samit është thirrur nga Austria, vend që aktualisht mban presidencën e radhës së BE-së.

Macron beson të mbështetja e Merkelit për propozimin e tij ambicioz të reformës në euro-zone, por që ka hasur në rezistencë nga shtetet e tjera anëtare si dhe nga disa politikanë gjermanë.

Në qershor, të dy palët pranuan propozimet për të krijuar një buxhet të euro-zones duke filluar nga viti 2021 brenda kuadrit ekzistues financiar të BE-së si dhe për të unifikuar rregullat bankare dhe një kuadër për të ndihmuar udhëheqësit e dështuar./ /ps/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version