Qytetarja merr zgjidhje, iu vonua transferimi i dosjes së invaliditetit

TIRANË, 6 Shtator /ATSH/ -Zonja Lumturi Binaj, invalide pune me statusin e të verbërit ka gjetur zgjidhje tek platforma e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al për transferimin e dosjes së saj nga Fieri në njësinë nr 11 në Tiranë.

Prej një viti znj Lumturie Binaj kishte kërkuar transferimin e dosjes nga Fieri tek njësia 11 në Tiranë. Dosja ishte vonuar, jo për faj të saj dhe zonja gjatë kësaj periudhe nuk kishte marrë pagesën e aftësisë së kufizuar dhe kompensimin e energjisë elektrike. Për këtë zonja iu drejtua nëpërmjet djalit të saj platformës ë bashkëqeverisjes dhe gjeti menjerëhë zgjidhje. Përveç transferimit të dosjes nga Fieri në Tiranë, zonja përfitoi edhe pagesën e paaftësisë sipas legjislacionit në fuqi dhe kompensimin e energjisë elektrike.

Rasti i saj u prezantua sot tek takimi i kryeministrit Rama me koordinatorët e bashkëqeverisjes.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.