Platforma e bashkëqeverisjes, 1 mijë kërkesa në javë

TIRANË, 6 Shtator /ATSH/ -Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes se, “në nivelin qendror kemi pasur 17 mijë e 75 ankesa direkte për të zgjidhur një problem”

“Deri në 31 gusht janë dhënë 16 mijë e 77 përgjigje dhe rreth 1 mijë të tjera janë përgjigje që janë në proces”, theksoi kryeministri Rama.

Platforma, tha Rama, “ka mesatarisht 1 mijë kërkesa, ankesa ose adresime, në javë dhe po shtohen”.

Ne, vijoi kryeministri, “jemi shumë të interesuar që të shtohet numri sepse sa më shumë shtohen numrat e adresimeve në platformës aq më shumë rritet presioni mbi administratën dhe përshpejtojmë procesin e vetëdijësimit përfundimtar të administratës që ose do të shërbej në kohë reale ose do të ballafaqohet me pasojat”.

Kryeministri Rama gjithashtu falenderoi të gjithë qytetarët që erdhën sot për të sjellë dëshmitë e tyre. “E çmoj shumë mundimin tuaj për të ardhur deri këtu sepse është një ndihmë e vërtetë dhe vetë ju e përmendni vazhdimisht që duke dëgjuar dikë si ju, nxiteni të vini këtu”, tha Rama.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.