PD: Zbulimi i krimit në Shkodër, zero

TIRANË,6 shtator /ATSH- I. Vata/ – Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar sot në lidhje me shifrat e krimit dhe rezultatet e Policisë së Shtetit në Shkodër.

Partia Demokratike në përgjigje të kryeministri Rama shprehet se “gjysëm të vërtetat janë gjithmonë gënjeshtra! Edi Rama fshihet pas statistikave të vrasjeve ndër vite në Shkodër, por nuk tregon zbulueshmërinë e krimit në Shkodër. E vërteta është se: Në vitin 2010 është zbuluar 89% e vrasjeve. Në vitin 2018, që Rama e fsheh nga grafiku i tij, zbulimi i krimit është zero.

Më herët, kryeministri Rama u shpreh se e vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër flet qartë, sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.