Marselo shtang Juventusin: Dua ta mbyll karrierën në Madrid

TIRANË, 6 Shtator/ATSH-A.Fortuzi/-  Marselo i ka mbyllur derën një transferimi të mundshëm te Juventus. Mbrojtësi brazilian i Real Madrid ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga “Los Blancos”, duke hedhur posthë një kalim të mundshëm në kampionatin Italian të futbollit Seria A.

“Dua ta mbyll karrierën te Reali i Madridit. Qarkullojnë shumë opinione, që përfundojnë si lajme, por që në fund të fundit janë vetëm sajesa. Kam entuziazmin e 18-vjeçarit Vinicius. Çdo vit e kam treguar dëshirën time për kontribuar për Realin. Ka shumë njerëz që fshihen pas rrjeteve sociale dhe shpikin gjëra të pakuptimta. Kam ende shumë vite kontratë me Realin dhe jam shumë i lumtur këtu në Madrid”, është shprehur Marselo, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të largoeht dhe se dot ë respektojë kontratën me madrilenët që i skadon në vitin 2022. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.