Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe SHBA-së, stërvitje të përbashkët

TIRANË, 6 shtator/ATSH/ – Ushtarët e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara në skuadrën Charlie, Batalioni i 2-të, të Këmbësorisë së 113-të, të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së New Jersey dhe ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përfunduan një stërvitje të përbashkët në bazën McGuire-Dix-Lakehurst.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bën të ditur se “Shqipëria ka qenë një shtet partner i New Jersey që në vitin 2001. Programi i Gardës Kombëtare për Shtetet Partnere është një program i Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, i cili menaxhohet nga Garda Kombëtare, e cila lidh shtete të SHBA-së me vende partnere në botë, me qëllimin për të mbështetur objektivat për bashkëpunim të Komandave Luftarake gjeografike në fushën e sigurisë”./k.s//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.