30 vjet bashkëpunim gjermano-shqiptar, festa në Shkodër

TIRANË, 6 Shtator /ATSH/ -Shqipëria dhe Gjermania festojnë 30 vjetorin e bashkëpunimit të tyre në 8 shtator në Shkodër.

Që nga viti 1988, Gjermania dhe Shqipëria punojnë së bashku për të përmirësuar kushtet e jetesës së njerëzve dhe për ta sjellë vendin më pranë BE-së.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, thekson se, “ne kemi arritur shumë, sidomos nëpërmjet- dhe me ndihmën e grave shqiptare. Këtë ne duam ta festojmë së bashku!”

“Në Shkodër ju pret të shtunën një program i larmishëm: me muzikë, shfaqje mode dhe sipërmarrëse të suksesshme të cilat do të prezantojnë punët e tyre. Ambasadorja Schütz, Zëvendëskryeministrja Mesi dhe Kryetarja e Bashkisë Ademi do mbajnë një fjalë përshëndetëse”, thekson ambasada e Gjermanisë.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.