17 muaj zvarritje, Platforma zgjidh problemin për 10 ditë

TIRANË, 6 Shtator /ATSH/ -“Platforma të zgjidh problemin”. Këtë mesazh përcolli qytetari Spiro Çobo sot në takimin e Kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.

Çobo iu drejtua platformës në emër të të afërmit të tij Todi Thomo, i cili prej 17 mujash nuk po arrinte të merrte certifikatën e pronësisë për një tokë bujqësore.

“Kam rreth 17 muaj me këtë problem. Përgatita dosjen e dokumentave për të regjistruar këtë parcelë toke. Dosja është plotësuar në mars 2017. Nga mars 2017 deri sa bëra ankesën tek platforma kalaun 17 muaj dhe nuk u zgjidh dot problemi. Mua më shqetëson si funksionon administrata jonë. Çuditesha me mënyrën sesi prisnin, si përcillnin, sesi shmanginin. Në shkurt të këtij viti paguam faturën që duhet të paguanim, por në 23 mars, jo vetëm që s’erdhi certifikata, por duhet të paraqisnim planin rregullues. Por qytetari s’ka plan rregullues, e ka bashkia. Hipoteka duhet t’ia kërkonte bashkisë. Por iu drejtova platformës dhe për 10 ditë problemi u zgjidh. Po diskutoja me dikë që punon në admintstratë dhe më tha është kot platforma. Platforma e zgjidh problemin nuk është kot. Hipoteka e Fierit është në një gjendje të çorganizuar dhe tek ajo duhet vënë dorë”, tha Çobo.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.