Tenis, Federer eliminohet nga US Open

TIRANË, 4 Shtator/ATSH-A.Fortuzi/- Një nga tenistët më të mirë të historisë, Roger Federer është eliminuar nga turne amerikan “US Open”. Zvicerani u mund nga australiani John Millman me rezultatin 1-3 me sete, 3-6, 7-5, 7-6, 7-6, në një lojë që zgjati 3 orë e 38 minuta.

“Mbreti” Roger pasi fitoi setin e parë, ku u duk se nuk do kishte probleme për tu kualifikuar, humbi tre setet e radhës, duke i lënë fansat mjaft të zhgënjyer, pasi prisnin një çerekfinale mes tij e Novak Djokoviç.

Serbi Djokoviç fitoi nga krahu tjetër me portugezin Sousa 3-0 me sete, e me siguri do ta ketë shumë të lehtë me Millman në raundin çerekfinal. Një tjetër ndeshje tek meshkujt ishte dhe ajo me Marin Cilic dhe David Goffin, me kroatin që arriti të kualifikohej në turin tjetër pas fitores 3-0, në 2 orë e 29 minuta lojë. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.