Kosovë, seanca për votimin e ekipit negociator shtyhet në orën 16:30

PRISHTINË, 4 Shtator/ATSH/- Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet ekipi negociator për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, do të vazhdojë në orën 16:30.

Në një njoftim për shtyp Kuvendi i Kosovës, bën të ditur se seanca e jashtëzakonshme do të shkojë në pushim deri në orën 16:30 me kërkesë të iniciuesit të saj, kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në fillim të seancën kryeministri Ramush Haradinaj i prezantoi Kuvendit ekipin negociator të Kosovës, të përbërë nga Fatmir Limaj kryesues, Enver Hoxhaj zëvendëskryesues, Behgjet Pacolli anëtar, Dardan Gashi anëtar, Mahir Yagcilar anëtar dhe Avni Arifi anëtar.

Në seancën e zhvilluar paardite opozita nuk ka marrë pjesë. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.