Investimet, bashkia e Pukës përmbush kontratën sociale me qytetarët

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Bashkia e Pukës ka përmbushur kontratën sociale të nënshkruar 3 vite më parë me qytetarët, duke bërë realitet disa vepra publike.

Në këto 3 vite, bashkia ka përfunduar rikonstruksionin e segmentit rrugor Gjegjan, tregun e produkteve të fshatit, si dhe përmirësimin e infrastrukturës në shkollën Rrape dhe në kopshtin Qelëz. Po ashtu, është hapur Zyra Sociale dhe është siguruar transparenca dhe llogaridhënia ndaj publikut.

Këto janë pikat e kontratës së nënshkruar nga kryebashkiaku Gjon Gjonaj dhe Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë”, gjatë fushatës elektorale të tre viteve më parë, si pjesë e punës për t’u realizuar në katër vitet e mandatit të qeverisjes lokale.

Kontrata kishte të bënte me kërkesat e bëra nga gra dhe vajza të zonave të ndryshme në bashkinë e Pukës. /m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.