Evitimi i përmbytjeve, pastrohen 6500 ml kanale kulluese në Dajç

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Janë rreth 6500 metër linear (ml) kanale kulluese që janë pastruar në Njësinë Administrative Dajç, një prej zonave më të rrezikuara nga përmbytjet në Shkodër.

Bashkia e Shkodrës po vazhdon punën për pastrimin e kanaleve të dyta dhe të treta kulluese në Njësinë Administrative Dajç.

Deri tani janë pastruar gjithsej 6500 ml kanale kullues me volum gërmimi prej 8440 m3, në fshatrat Rrushkull, Belaj dhe Samrisht.

Ndërkohë është drejt përfundimit puna në pastrimin e kanalit kullues KK III 6012 me gjatësi 500 ml e volum 450 m3 si dhe kanalit kullues KK III 761 me gjatësi 600 ml e volum 430 m3.

Me përfundimin e këtyre kanaleve, përfundon pastrimi i skemës kulluese Belaj-Rrushkull dhe vazhdon puna me pastrimin e kanaleve kulluese në fshatrat e tjerë të Njësisë Administrative Dajç./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.