Stefan Çipa emërohet drejtori i ri i Burgjeve

TIRANË, 3 shtator /ATSH – A.Fortuzi/ – Largohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko dhe në vend të tij emërohet Stefan Çipa.

Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.