Përdoruesit e internetit me linja fikse rriten në 321 mijë persona

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ – Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) njoftoi se, numri i pajtimtarëve të internetit me linja fikse, u rrit me rreth 6500 abonentë, duke e çuar kështu numrin total të përdoruesve në fund të tremujorit të parë të këtij viti, në 321 mijë persona.

Sipas AKEP-it, abonentët e internetit e shfrytëzojnë lidhjen për të marrë më shumë se një shërbim komunikimi, duke përfshirë edhe telefoninë fikse dhe televizionin.

Numri i abonentëve që marrin të paktën dy prej këtyre shërbimeve njëkohësisht është rritur me afro 9%, duke arritur në 211 mijë persona. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.