Drejtoria e Policisë Korçë vijon aksionin për rritjen e parametrave të sigurisë

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ – Java që lamë pas, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Në të gjithë qarkun kanë funksionuar pika kontrolli statike dhe të lëvizshme, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në komisariatet e Policisë 26 shtetas.

Nga ana e patrullave të rendit, si edhe atyre të Policisë Rrugore në total në të gjithë qarkun janë vendosur 792 masa administrative.

Janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim.
Janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas.
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 30 të tjerë.
Janë plotësuar gjithashtu 7 kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Në kuadër të policimit në komunitet dhe procesit të llogaridhënies, kanë vijuar takimet me njësitë administrative.

Në kuadër të planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë vijuar kontrollet e territorit, në të gjithë qarkun e Korçës.

Kontrolle të cilat do të kryhen edhe në ditët në vijim.

/m.z//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.