Tërmeti 5.3 në Greqi u ndje edhe në jug të Shqipërisë

TIRANË,31 gusht/ATSH- I. Vata/ – Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile njoftoi sot se tërmeti  me magnitudë 5,3 ballë, me epiqendër Trikalën në Greqi është ndjerë dhe në jug të Shqipërisë.

“Tërmeti i rënë sot, me magnitudë 5,3 ballë, me epiqendër Trikalën, është ndjerë në të gjithë jugun e Shqipërisë brenda rrezes prej 200 km ku perfshihen Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Berat e deri ne Fier”, shprehet EC.

Shqipëria sapo kaloi një tërmet me epiqendër në Vinjollin të rrethit Mat me magnitudë 5.1 ballë që shkaktoi 500 shtëpi të dëmtuara, por dhe sot tërmeti i Greqisë, lëkundi dhe jugun e vendit.

Lëkundjet sizmike kanë prekur vazhdimisht Shqiprinë, madje dhe sot jugun e vendit, sic konfirmon Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.