SHKUP – Zaev kërkon përgjigje pozitive në referendumin për emrin

SHKUP, 31 gusht /ATSH-ANSA/ – Kryeministri socialdemokrat maqedonas, Zoran Zaev rinovoi ankesën e tij për të votuar në referendumin e 30 shtatorit mbi marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri të Maqedonisë.

“Zgjidhja e mosmarrëveshjes me Greqinë hap perspektivën për një rrugë më të mirë , theksoi kryeministri Zaev.

“Suksesi i referendumit nënkupton ndërtimin e një Maqedonie europiane. Unë jam i sigurtë se shumica e qytetarëve do të kenë besim, theksoi ai.

Sipas Zaev, edhe opozita konservatore  e mbledhur rreth partisë VMRO-DPMNE, që kundërshton marrëveshjen me Athinën, në fund do të thotë ‘’po’’.

“Kritikoni qeverinë për marrëveshjen për emrin, por mos humbisni këtë mundësi unike për ta lejuar Maqedoninë të bashkohet me BE dhe NATO”, tha ai./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.